Fitore e vështirë, por shumë e rëndësishme e Man Utd

Manchester United kanë kaluar tutje në FA Cup, falë fitores minimale në ‘Old Trafford’ ndaj Wolves të mërkurën mbrëma. ‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 1:0 Wolves në ndeshjen e kthimit, pasi dihet që ndeshja e parë në shtëpinë e ‘ujqërve’, ka përfunduar 0-0. Golin e vetëm dhe të kualifikimit të Manchester United për raundin tjetër […]
‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 1:0 Wolves në ndeshjen e kthimit, pasi dihet që ndeshja e parë në shtëpinë e ‘ujqërve’, ka përfunduar 0-0.
Golin e vetëm dhe të kualifikimit të Manchester United për raundin tjetër e shënoi spanjolli Juan Manuel Mata.
31 vjeçari, arriti të shënonte në minutën e 67’ të ndeshjes, pas një asistimi të pranuar nga Anthony Martial.
Në raundin tjetër, ‘Djajtë e Kuq’ do të takohen me fituesin e përballjes Watford – Tranmere Rovers.












