Fitore e madhe për Liverpoolin kundër Tottenhamit: Klopp e poshtëron Shaqirin në ndeshjen rikthyese

Liverpooli ka regjistruar një fitore minimale, 1-0, kundër Tottenhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League. Roberto Firmino shënoi golin e vetëm për “Të Kuqtë” në minutën e 37-të, pas asistimit nga Mohamed Salah në zonë, shkruan Periskopi. Përkundër rasteve, gola të tjerë deri në fund nuk pati dhe, në rikthimin […]
Liverpooli ka regjistruar një fitore minimale, 1-0, kundër Tottenhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League.
Roberto Firmino shënoi golin e vetëm për “Të Kuqtë” në minutën e 37-të, pas asistimit nga Mohamed Salah në zonë, shkruan Periskopi.
Përkundër rasteve, gola të tjerë deri në fund nuk pati dhe, në rikthimin e tij nga lëndimi, Xherdan Shaqiri u poshtërua keq nga Jurgen Klopp.
Kjo pasi ylli nga Kosova u inkuadrua në minutën e 91-të në ndeshje, derisa ishin vetëm tre minuta lojë shtesë.
Shaqiri definitely just let off a little fart then made sure nobody around heard it #fart #LFC #shaqiri #smellygit pic.twitter.com/hhKcU8cxp9
— Tom Issitt (@Tom_Issitt) January 11, 2020
Paraqitjet e tilla nuk i shërbejnë aspak Shaqës, as për rikthim të formës nga dëmtimi, e as për vetëbesim.
Përndryshe, Liverpooli vazhdon rrugëtimin e frikshëm drejt titullit derisa ka regjistruar 20 fitore e një barazim nga 21 ndeshje. Kryeson në ligë me 61 pikë.
Në anën tjetër, Tottenhami i Jose Mourinhos pozicionohet në vendin e tetë me 30 pikë. /Periskopi.com/












