Fillojnë revoltimet kundër VAR: Fansat në ndeshjen Man City – Palace me mesazhe të zëshme

VAR, e drejtë të themi, se ka qenë një prej të rejave më kontraverse në botën e futbollit në vitet e fundit. Teknologjia shpeshherë ka sjellë vendime kontraverse, duke i lënë të frustruar fansat, futbollistët dhe audiencën në përgjithësi, transmeton Periskopi. E drejtë të themi se ky sistem ka shumë pak admirues, derisa në Premier […]
Teknologjia shpeshherë ka sjellë vendime kontraverse, duke i lënë të frustruar fansat, futbollistët dhe audiencën në përgjithësi, transmeton Periskopi.
E drejtë të themi se ky sistem ka shumë pak admirues, derisa në Premier League kanë filluar të ngopen me vendimet e çuditshme javë pas jave.
Andaj, në ndeshjen që është duke u zhvilluar aktualisht mes Manchester Cityt dhe Crystal Palacet fansat janë bërë bashkë dhe kanë shpalosur banerë anti-VAR.
“Po e vret pasionin, po e vret atmosferën, po e vret lojën. Jepni fund VAR-it tani,” është një prej banerëve.

“U preft në paqe futbolli, VAR është këtu,” shkruhet në një tjetër. /Periskopi.com/













