Fillojnë hetimet për yllin e Bundesligës: Akuzohet se përdhunoi një grua në aheng natën e 4 janarit

Prokurorët kanë filluar hetimet ndaj mesfushorit të RB Leipzigut, Stefan Ilsanker pasi u akuzua se përdhunoi një 26-vjeçare. “Zyra e Prokurorit të Salzburgut ka kërkuar nga policia kriminale të fillojë hetimet,” tha një zëdhënës prokurorial për “SID”, transmeton Periskopi. Ai refuzoi të jepte komente të tjera. E përditshmja lokale austriake, “Salzburger Nachritchen” raportoi se një […]
“Zyra e Prokurorit të Salzburgut ka kërkuar nga policia kriminale të fillojë hetimet,” tha një zëdhënës prokurorial për “SID”, transmeton Periskopi.
Ai refuzoi të jepte komente të tjera.

E përditshmja lokale austriake, “Salzburger Nachritchen” raportoi se një grua 26-vjeçare bëri një ankesë kundër Ilsanker, duke thënë se 30-vjeçari e përdhunoi atë në një apartament ku po mbahej një aheng në qytetin e Salzburgut.
Avokati i Ilsanker, Kurt Jelinek ka mohuar akuzat, duke thënë se ankesa e gruas kishte shumë mangësi.
Thuhet se edhe vet lojtari ka mohuar akuzën tek Asociacioni Austriak i Futbollit (DeFB). /Periskopi.com/












