Edhe Ronaldinho do ta xhelozojë këtë superkalim të Rashfordit sot nën presionin e dy mbrojtësve

Marcus Rashford ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon. Sulmuesi anglez ka shënuar 17 gola në 29 ndeshje me Manchester Unitedit, dhe kjo para ndeshjes kundër Norwichit, transmeton Periskopi. 22-vjeçari ishte në mesin e startuesve në ndeshjen e sotme në “Old Trafford”, derisa shënoi plot dy gola në fitoren 4-0 të skuadrës së […]
Sulmuesi anglez ka shënuar 17 gola në 29 ndeshje me Manchester Unitedit, dhe kjo para ndeshjes kundër Norwichit, transmeton Periskopi.
22-vjeçari ishte në mesin e startuesve në ndeshjen e sotme në “Old Trafford”, derisa shënoi plot dy gola në fitoren 4-0 të skuadrës së tij.
Përveç golave, ai dhuroi spektakël edhe në forma të jera.
Pas vetëm dhjetë minutave lojë, Rashford e gjeti veten në zonë të markuar nga dy mbrojtës kundërshtarë.
Nën presionin e lojtarëve të Norwichit, Rashford vendosi ta hedh në pah “Ronaldinhon” e brendshëm.
Mjaft me fjalë më. Shikoni më poshtë çka bëri. /Periskopi.com/
Want to see more of this rashford ? #MUNNOR pic.twitter.com/ofnp9QNpkR
— About Utd. (@AboutUtd) January 11, 2020












