Edhe një ftesë për në Gjykatën Speciale

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë është Selim Krasniqi. Siç ka njoftuar vet Selimi në Facebook, ai do të paraqitet para Prokurorisë së Specializuar në cilësinë e të dyshuarit, përcjell Periskopi. Ai ka bërë të ditur se do të shkojë në Hagë më 6 shkurt. “Në këto momente pranova ftesën nga zyra […]
I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë është Selim Krasniqi.
Siç ka njoftuar vet Selimi në Facebook, ai do të paraqitet para Prokurorisë së Specializuar në cilësinë e të dyshuarit, përcjell Periskopi.
Ai ka bërë të ditur se do të shkojë në Hagë më 6 shkurt. “Në këto momente pranova ftesën nga zyra e Prokurorisë së Specializuar, për tu paraqitur në Hagë më: 06 02 2020, në cilësinë e të dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për Liri. Lavdi gjithë të rënëve për Liri. SK”, ka shkruar ai.













