Edhe Messi do ta kishte problem ta përsëriste këtë rekord të jashtëzakonshëm të Ronaldos në Serie A

Cristiano Ronaldo ka qenë brilant te Juventusi. Sulmuesi portugez iu bashkua Juves në vitin 2018, ende në top formë, transmeton Periskopi. Dhe ai e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme edhe me “Zonjën e Vjetër”. Në sezonin e parë të tij në Itali, Ronaldo shënoi 28 gola në 43 ndeshje, transmeton Periskopi. Dhe, pavarësisht problemeve me […]
Sulmuesi portugez iu bashkua Juves në vitin 2018, ende në top formë, transmeton Periskopi.
Dhe ai e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme edhe me “Zonjën e Vjetër”.
Në sezonin e parë të tij në Itali, Ronaldo shënoi 28 gola në 43 ndeshje, transmeton Periskopi.
Dhe, pavarësisht problemeve me lëndime, ai barti formën e mirë me shënime në këtë fushatë.

Në 23 ndeshje, Ronaldo ai ka shënuar 16 gola. Shënimi i tij i fundit erdhi në fitoren 2-1 kundër Romës, në fundjavë.
34-vjeçari konvertoi nga penalltia, pasi Paulo Dybala ishte ndërhyrë në zonë.
Dhe, me atë gol, pesë herë “Topi i Artë” theu një rekord të jashtëzakonshëm.
Sipas gazetarit italian, Adriano Del Monte, Ronaldo tani ka shënuar kundër secilës skuadër aktive në Serie A me të cilën është ndeshur.
Në total 18 skuadra: Inter Milan, Lazio, Atalanta, Roma, Cagliari, Parma, Torino, Verona, AC Milan, Napoli, Udinese, Bologna, Fiorentina, Sassuolo, Sampdoria, Genoa dhe Spal.
Skuadrat e vetme ndaj të cilave nuk ka shënuar janë Brescia dhe Lecce, por mund ta falim për këtë, pasi ai nuk ka luajtur ende kundër tyre. /Periskopi.com/












