E konfirmuar: Emri i Mesut Ozilit kurrë më nuk do të përmendet në Kinë

E konfirmuar: Emri i Mesut Ozilit kurrë më nuk do të përmendet në Kinë

Mesut Ozil ka qenë një prej benefiteve kryesore të emërimit të Mikel Artetas. Pasi nuk u përdor fare nën urdhërat e Unai Emeryt, mesfushori ka treguar një fytyrë tjetër në javët e fundit. Kjo u nënvizua edhe në fitoren 2-0 të Arsenalit kundër Manchester Unitedit, me Ozilin që mbuloi më shumë kilometra se bashkëlojtarët, transmeton […]

Pasi nuk u përdor fare nën urdhërat e Unai Emeryt, mesfushori ka treguar një fytyrë tjetër në javët e fundit.

Kjo u nënvizua edhe në fitoren 2-0 të Arsenalit kundër Manchester Unitedit, me Ozilin që mbuloi më shumë kilometra se bashkëlojtarët, transmeton Periskopi.

Një statistikë e tillë ka qenë thjesht e pamundur disa muaj më parë. Në fakt, ai vrapoi më së shumti në dy vitet e fundit në një ndeshje.

Sidoqoftë, ai së fundmi është përfshirë edhe në polemika politike, derisa është shprehur haptas kundër mënyrës se si shteti kinez po i trajton muslimanët në vend.

Norwich City v Arsenal FC - Premier League

Sipas raportit të Unionit Evropian, një milion myslimanë uigurë po mbahen në kampe të mbyllura, me Ozilin që gjithashtu foli rreth djegies së xhamive dhe Kuranëve.

Komentet e tij nxitën frustrime në Lindjen e Largët, derisa ndeshjet e Arsenalit u larguan nga transmetimet nëpër televizionet kineze.

Ozil poashtu u largua nga video-loja PES 2020 për shfrytëzuesit nga Kina.

“The Times” tani raporton se emri Ozil është vënë në listën e zezë kineze dhe, edhe kur të shënojë, emri i tij nuk do të përmendet.

Komentatorët tashmë kanë filluar ta injorojnë mesfushorin, derisa nuk e përmendën fare në barazimin 1-1 me Bournemouthin.

Pastaj, në fitoren 2-0 kundër Man Unitedit, vetëm 10 lojtarë të Arsenalit u përmendën të formacionit startues.

Fillimisht ishte marrë vendim që të mos transmetoheshin fare ndeshjet e Arsenalit, mirëpo, pas konsultimeve është vendosur që për arsye komerciale ndeshjet e skuadrës londineze të vazhdojnë transmetimin, por të injorohet emri Ozil. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova