E konfirmon edhe agjenti: Amir Rrahmani është lojtar i Napolit

E konfirmon edhe agjenti: Amir Rrahmani është lojtar i Napolit

Amir Rrahmani nga java e ardhshme do të jetë lojtar i Napolit. Një katapultim i jashtëzakonshëm për mbrojtësin e përfaqësueses kosovare, që nga fushat e Kosovës dhe Shqipërisë, brenda pak vitesh e gjen veten pjesë të futbollit të madh europian me një prej klubeve më të mëdhenj në Itali. Për herë të parë arritjen zyrtare […]

Amir Rrahmani nga java e ardhshme do të jetë lojtar i Napolit.

Një katapultim i jashtëzakonshëm për mbrojtësin e përfaqësueses kosovare, që nga fushat e Kosovës dhe Shqipërisë, brenda pak vitesh e gjen veten pjesë të futbollit të madh europian me një prej klubeve më të mëdhenj në Itali. Për herë të parë arritjen zyrtare të marrëveshjes mes mbrojtësit të Veronës dhe Napolit e zbuloi menaxheri i tij, Ardian Aliaj, që në një intervistë ekskluzive për Sport News.

“Është vetëm ana teknike që ka mbetur për t’u mbyllur. Napoli e ndjek prej kohësh dhe le të themi se ishte proces tremujor që erdhëm deri këtu sot. Mendojmë ta finalizojmë zyrtarisht javën tjetër, por mund të them se Rrahmani është një lojtar i Napolit.”

Një marrëveshje e tëra shqiptare, me ish futbollistin e kombëtares, që i veshur tashmë me kostumin e menaxherit arrin të kryejë një prej lëvizjeve më të rëndësishme në tregun e merkatos së Serisë A, që për fushën e menaxhimit mund të jetë pak a shumë e krahasueshme me golin e shënuar prej tij në 2004-ën ndaj Greqisë. Për Sport Neës Aliaj zbuloi dhe vështirësitë në arritjen e kësaj lëvizjeje dhe disa prej detajeve të kontratës.

Të vish deri në këtë nivel që Napoli të hedhë sytë për ty, është kënaqësi për lojtarin dhe për mua si menaxher. Suksesin ndoshta nuk e prisnim kam shpejt, por është rrugë e vështirë. Rrahmani do të jetë zyrtarisht i Napolit nga janari, por do të vazhdojë në huazim te Verona deri në fund të sezonit. Kontrata është 5-vjeçare, lojtari është i kënaqur, kushtet janë optimale. Në të gjithë aspektet jemi të gjithë të kënaqur. Verona sidomos është e kënaqur që e bleu lojtarin 2 milionë euro dhe e shiti gati 15 milionë euro pas vetëm 3 muajsh.

Aliaj menaxhon gjithashtu dhe dy emra të tjerë të njohur në futbollin e shqiptarëve, Mërgim Vojvodën dhe Odise Roshin. I pari i transferuar së fundmi te St.Liege ndërsa për të dytin, aliaj zbuloi se ka interesime në Spanjë për Roshin nga një skuadër e Primera Divizion.

Roshin duam ta largojmë nga Rusia, kemi një interes, ende jo ofertë, nga një klub i Primera Division. Nuk është në situatë komode në La Liga, janë disa situata të vështira, por u pëlqen shumë lojtari.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova