E fundit: Man United i jep dritën e gjelbër transferimit të yllit të skuadrës tek Interi

Interi ka arritur marrëveshje për ta transferuar Ashley Youngun nga Manchester Unitedi. “Sky Sports” raporton se transferimi do të kushtojë rreth 2 milionë euro, dhe do të kompletohet pasi mbrojtësi t’i kaloojë testet mjekësore, transmeton Periskopi. Në kontratë gjithashtu do të përfshihet një shumë në formë bonuse, e cila do të aktivizohet nëse Interi fiton […]
“Sky Sports” raporton se transferimi do të kushtojë rreth 2 milionë euro, dhe do të kompletohet pasi mbrojtësi t’i kaloojë testet mjekësore, transmeton Periskopi.

Në kontratë gjithashtu do të përfshihet një shumë në formë bonuse, e cila do të aktivizohet nëse Interi fiton Serie A-në këtë sezon.
Kjo lëvizje vjen pasi 34-vjeçari Young kërkoi nga United që ta lejojë largimin e tij, pasi nuk është përfshirë fare në tri ndeshjet e fundit të klubit.
Ai largohet nga “Old Traffordi” pas tri viteve e gjysmë. /Periskopi.com/












