E denjë për kategorinë e burrave: Futbollistja shqiptare shpallet golashënuesja më e mirë në glob

E denjë për kategorinë e burrave: Futbollistja shqiptare shpallet golashënuesja më e mirë në glob

Futbollistja e Kombëtares së femrave, Megi Doçi është shpallur sërish golashënuesja më e mirë në botë. Shkodrania e cila është pjesë e Vllaznisë, e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë më e mira në botë, për numrat e golave të shënuara. 23-vjeçaria ka shënuar plot 85 gola, në […]

Futbollistja e Kombëtares së femrave, Megi Doçi është shpallur sërish golashënuesja më e mirë në botë.

Shkodrania e cila është pjesë e Vllaznisë, e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë më e mira në botë, për numrat e golave të shënuara.

23-vjeçaria ka shënuar plot 85 gola, në të gjitha kompeticionet, kampionat, kupë dhe me ekipin kombëtar, duke e merituar plotësisht çmimin simbolik të golashënueses më të mirë të vitit 2019.

Megi

Ka qenë shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” ajo që për të katërtin vit radhazi organizon një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira. Doçi ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Krystyna Freda ndërkohë që në vendin e tretë është e renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola.

RENDITJA E PLOTË:

1 – Megi Doci (ALBANIA, VLLAZNIA) 85 gola;

2- Krystyna Freda (EUA, BARCELONA FA/APOLLON LADIES) 84 gola;

3- Kesjana Goro (ALBANIA, APOLONIA) 71 gola;

4- Karina Vega (PARAGUAI, LIBERTAD/LIMPEÑO) 67 gola;

5- Erika Hernández (PANAMÁ, CD UNIVERSITARIO) 60 gola;

6- Ana Milovic (ESLOVÊNIA, ZFK BREZNICA/OLIMPIJA LJUBLJANA) 56 gola;

7- Vivianne Miedema (HOLANDA, ARSENAL) 53 gola;

8- Madeline Riera (EQUADOR, DEPORTIVO CUENCA) 52 gola;

9- Stavriana Antoniou (CHIPRE, CHRISOMILIA AG AMVROSIOU KERINEIAS) 46 gola;

10- Rimanté Jonusaite (LITUÂNIA, FK GINTRA) 46 gola

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova