E bujshme: Ylli i Man Unitedit arrin marrëveshje personale me Interin

Interi ka arritur marrëveshje personale me Ashley Youngun deri në qershor të vitit 2021, sipas “Sky Sport Italia”, me Manchester Unitedin që është afër të pranojë transferimin e menjëhershëm. 33-vjeçari ka kontratë deri në qershor dhe është i vendosur të kalojë në “San Siro” menjëherë, dhe jo të pres deri në fund të sezonit, transmeton […]
Interi ka arritur marrëveshje personale me Ashley Youngun deri në qershor të vitit 2021, sipas “Sky Sport Italia”, me Manchester Unitedin që është afër të pranojë transferimin e menjëhershëm.
33-vjeçari ka kontratë deri në qershor dhe është i vendosur të kalojë në “San Siro” menjëherë, dhe jo të pres deri në fund të sezonit, transmeton Periskopi.
Sipas “Sky Sport Italia”, përfaqësuesit e Young kanë arritur marrëveshje personale për një kontratë 18-mujore.
Manchester United është më i vendosur ta largojë menjëherë kapitenin e skuadrës.
33-vjeçari do të bëhet lojtari i tretë i Unitedit që i bashkohet Interit këtë sezon, pas Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit. /Periskopi.com/












