E bujshme: Celina po kërkohet nga skuadra e Premierligës, gati 10 milionë funta për të

Bersant Celina është duke kaluar formë të mirë në Championship me ekipin e Swanseas, shkruan Periskopi. Për këtë arsyeje, sot po raportohet se Brighton Hove & Albion është duke u interesuar për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës. Mediat angleze po raportojnë se trajneri i Brightonit, Graham Potter, ka një simpati për Celinën dhe e sheh […]
Për këtë arsyeje, sot po raportohet se Brighton Hove & Albion është duke u interesuar për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.
Mediat angleze po raportojnë se trajneri i Brightonit, Graham Potter, ka një simpati për Celinën dhe e sheh si zgjidhja e problemeve në mesfushën e tij.
Futbollisti nga Prizreni mund të transferohet në Premierligë për shumën rreth 10 milionë funta.
Mesfushori 25 vjeçar ka zhvilluar 69 paraqitje për Swansean, duke shënuar 10 gola dhe ka bërë 11 asistime. /Periskopi/












