Dy lojtarët që Real Madridi po mundohet t’i heqë qafe gjatë këtij muajit

Real Madridi raportohet se dëshiron ta shesë njërin nga Mariano Diaz ose Brahim Diaz gjatë afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht se të dy lojtarët kanë pasur probleme me minutazh këtë fushatë, ka interesim të madh për këtë dyshe, por asnjëri thuhet se nuk është i gatshëm të largohet, transmeton Periskopi. Mirëpo, shtohet se lideri i […]
Pavarësisht se të dy lojtarët kanë pasur probleme me minutazh këtë fushatë, ka interesim të madh për këtë dyshe, por asnjëri thuhet se nuk është i gatshëm të largohet, transmeton Periskopi.
Mirëpo, shtohet se lideri i La Ligas dëshiron ta largojë të paktën njërin prej tyre, nëse jo të dy.
Espanyol, Benfica dhe Leganes thuhet se po interesohen për Marianon, i cili ka bërë vetëm dy paraqitje këtë sezon, me të dyjat që kanë ardhur në Superkupën spanjolle.
Ndërkohë, Brahimi ka bërë katër paraqitje, me një total prej 40 minutash në fushë.
Pavarësisht kësaj, Getafe thuhet se është shumë e interesuar për 20-vjeçarin. /Periskopi.com/












