Drita konfirmon largimin e parë për këtë vit

Skuadra e Dritës ka njoftuar për largimin e parë për këtë vit. Donat Hasanaj, është liruar nga skuadra, bën të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas. “Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin.Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për tu larguar për një sfidë të re, kjo për […]
Donat Hasanaj, është liruar nga skuadra, bën të ditur faqja zyrtare e klubit gjilanas.
“Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin.Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për tu larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapsirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne.
Klubi jonë e falemderon Donatin për kontributine e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftim zyrtar të Dritës në llogarinë e tyre në Facebook.
Hasanaj, ishte transferuar te Drita gjatë verës 2019, nga radhët e FC Prishtinës.
Kujtojmë, Drita deri më tani është përforcuar me dyshen e njohur, Astrit Fazliu e Kastriot Rexha.












