Drenica bën dy transferime

KF Drencia ka bërë dy transferime në vazhdën e organizimit sa më të mirë të skuadrës për pjesën e dytë të sezonit, shkruan Periskopi. Skuadra nga ‘Bajram Aliu’, përmes rrjetit social, Facebook, ka konfirmuar transferimin e Edmond Turkut, dhe rikthimin e Muharrem Musa. Njoftimi i KF Drenicës: Drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar sot dy përforcime […]
Skuadra nga ‘Bajram Aliu’, përmes rrjetit social, Facebook, ka konfirmuar transferimin e Edmond Turkut, dhe rikthimin e Muharrem Musa.
Njoftimi i KF Drenicës:
Drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar sot dy përforcime të reja.
Qëndermbrojtësi i njohur, Edmond Turku, do të jetë përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ky përforcim mbyll hapësirat boshe në qendër të mbrojtjes dhe futbollisti i spikatur ishte kerkesë edhe e trajnerit Sejdiu.
Turku ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni të garave, me mundësi të vazhdimit pas stinorit pranveror. Ai njihet si një mbrojtës tejet luftarak dhe me pervojë.
Ndërkohë, klubi njofton edhe për rikthimin e futbollistit vendor, Muharrem Musa. Mbrojtësi anësor është rikthyer në skuadër për pjesën e mbetur të kampionatit.
Musa është produkt i Shkollës së Futbollit ‘Drenica’.
Drejtuesit e klubit janë të angazhuar maksimalisht që ekipi të jetë i kompletuar dhe sa më i përgatitur për pjesën pranverore.













