Dominim total i Kosovës ndaj Suedisë: Këto janë statistikat

Është mbyllur pjesa e parë e miqësores Suedi – Kosovë, me rezultat të barabartë pa gola. Kosova është duke luajtur më mirë në pjesën e parë duke krijuar shumë raste të mira shënimi, shkruan Periskopi. ‘Dardanët’ po ia dalin ta qarkullojnë topin shumë më mirë se kundërshtari, ku kanë arritur që t’i krijojnë hiç më […]
Kosova është duke luajtur më mirë në pjesën e parë duke krijuar shumë raste të mira shënimi, shkruan Periskopi.
‘Dardanët’ po ia dalin ta qarkullojnë topin shumë më mirë se kundërshtari, ku kanë arritur që t’i krijojnë hiç më pak se pesë raste shënimi.
Sipas ‘Flashscore’, Kosova ka pasur 53 për qind posedimin e topit në këmbët e tyre, me shtatë tentime drejt portës, dhe dy prej tyre ishin brenda saj.













