Detaji që nuk përmendet kurrë nga përleshja e famshme e Maradonës: Gjithçka filloi me këtë ndërhyrje brutale

Ishte një incident i vitin 1983, që kishte ngritur tensionet midis dy ekipeve, të cilat po garonin në kuadër të La Liga-s. Teksa po luhej minuta e 59’ e ndeshjes midis Barcelonës dhe Athletic Bilbao-s, futbollisti i kësaj të fundit, Jon Andoni Goikoetxea- i cili për shkak të ashpërsisë në fushë njihej edhe si ‘Kasapi’, […]
Teksa po luhej minuta e 59’ e ndeshjes midis Barcelonës dhe Athletic Bilbao-s, futbollisti i kësaj të fundit, Jon Andoni Goikoetxea- i cili për shkak të ashpërsisë në fushë njihej edhe si ‘Kasapi’, bëri një ndërhyrje brutale ndaj futbollistit të Barcelonës, Diego Armando Maradona, të cilin e la jashtë fushës së gjelbër për disa kohë.
Në përballjen e radhës midis këtyre skuadrave, ne terrenin e Baskëve për ‘Copa del Rey’, në vitin 1984, me mllefin e incidenteve nga ndeshjet paraprake dhe nevojën për hakmarrje, Maradona i sulet futbollistit të Bilbaos, Migel Sola.
Incidenti eskaloi dhe në të u përfshin personeli teknik i Bilbaos, ndaj të cilëve Maradona shpërndau goditje.
Nga kjo përleshje, Maradonës nuk i kishte shpëtuar as ‘Kasapi’, të cilin e goditi me shqelma.
Në dhunë u perfshin edhe spektatorët e te dyja palëve. Nga kjo përleshje kishin mbetur dhjetra persona të plagosur.
Ne këtë ndeshje ishte i pranishem edhe mbreti i Spanjës, Juan Karlos. Poashtu, vlersohej se gjysma e popullisisë së Spanjes e kishte ndjekur ndjeshjen nga TV-ja.
Situatë kjo që percaktoi një epokë të re ne LA Liga.
Kujtojmë që ky rast ishte bërë shkas qe Maradona karrierën e tij prej futbollisti ta vijoj ne ligen italiane tek Napoli. /Periskopi.com/












