De Bruyne shkatërron Man Unitedin: Guardiolës iu deshën vetëm 15 minuta për ta planifikuar fitoren

Manchester City mposhti rivalin lokal, Manchester Unitedin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup. “Djajtë e Kuq” pritën në shtëpi fqinjtë, por u turpëruan keq, derisa u mposhtën 3-1, transmeton Periskopi. Do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë në “Etihad”, natyrisht, por vështirë se Man City do të mposhtet me rezultat të thellë në […]
“Djajtë e Kuq” pritën në shtëpi fqinjtë, por u turpëruan keq, derisa u mposhtën 3-1, transmeton Periskopi.
Do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë në “Etihad”, natyrisht, por vështirë se Man City do të mposhtet me rezultat të thellë në shtëpi të vetë, nga një Man United i plogësht në çdo aspekt.
Pra, sa kohë iu desh Guardiolës për ta planifikuar masterklasin në “Old Trafford”? Epo, sipas Kevin de Bruynes, jo aq shumë.
“Ne bëmë ushtrime taktike për 15 minuta. Kjo është e tëra,” tha belgu.
“Por nuk është se nuk kemi luajtur asnjëherë ashtu më herët. E kemi bërë këtë gjë kundër skuadrave të cilat preferojnë të luajnë një kundër një – Cardiff, United, mendoj.” /Periskopi.com/












