David Luiz ka nevojë për skanim truri: Sot bëri gjënë më idioteske që kemi parë deri tani

Arsenali i dha fund një tjetër nate frustruese si mysafir i Crystal Palacet, të shtunën. Dukej sikur “Topçinjtë” kishin hapur një faqe të re pas fitores 2-0 kundër Manchester Unitedit, por pati shenja të formës së vjetër në “Selhurst Park”, transmeton Periskopi. Madje, Arsenali mund të konsiderohet me fat që arriti të nxjerrë një barazim […]
Dukej sikur “Topçinjtë” kishin hapur një faqe të re pas fitores 2-0 kundër Manchester Unitedit, por pati shenja të formës së vjetër në “Selhurst Park”, transmeton Periskopi.
Madje, Arsenali mund të konsiderohet me fat që arriti të nxjerrë një barazim 1-1 nga kjo ndeshje, pasi një pjesë të madhe të intervalit të dytë e kaloi me 10 lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Pierre-Emerick Aubameyangut.

Sidoqoftë, londinezët e veriut do të kishin një mundësi më shumë për të shënuar golin e fitores, po të mos ishte për vendimin katastrofal të David Luizit, pesë minuta para përfundimit.
Arsenali fitoi një gjuajtje dënimi gati në mesin e fushës, me qendërmbrojtësin që e konsideroi veten Roberto Carlos, duke tentuar goditje direkte.
Rezultati? Epo, e drejtë të themi se ish-ylli i Chelseat uron që kurrë mos ta kishte bërë atë që e bëri.
Shikoni rastin më poshtë. /Periskopi.com/
Peak David Luiz trying to score a free kick from the centre circle ??? This guy will never fail to entertain pic.twitter.com/DhLdfK0mDP
— Brandon Lee Portnoy (@BrandonPortnoy) January 11, 2020












