“Dardani i Javës”: Rrahmani çdo javë e më “Ronaldinho” në Serie A (Video)

Përfundoi edhe një javë tjetër në futbollin ndërkombëtar me lojtarët dardanë që zhvilluan ndeshjet e tyre në ekipet respektivë. Por, kjo javë ishte e veçantë pasi që kombëtarja e Kosovës zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Suedisë, e në të cilën u dëshmuan disa prej lojtarëve të rinj të saj. “Dardani i Javës” së dytë të […]
“Dardani i Javës” së dytë të vitit 2020 është pa fijen e dyshimit Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Veronës ishte krucial në fitoren e ekipit të tij që praktikisht i siguron qëndrimin në elitën italiane të futbollit. Verona tashmë ka 25 pikë dhe ndodhet brenda 10shes së parë.
Rrahmani thjesht ishte i pakalueshëm por ajo që la shije të mirë ishte manovrimi i tij me topin gjatë gjithë ndeshjes. Zor se ndonjë lojtar tjetër gjatë ndeshjes Verona-Genoa e kishte topin më shumë në këmbë se sa Rrahmani. Dhe, ai arriti të bënte mrekullinë përmes një depërtimi të suksesshëm (që mund ta shihni nga minuta 3:05 e videos së mëposhtme) në pjesën e dytë kur mundi të futej brenda zonës së rrezikshme të kundërshtarit dhe gjuajti fuqishëm, dhe pas pritjes së portierit shënoi bashkëlojtari i tij Zacagni, shkruan Periskopi.
Një lojtar tjetër dardan që bëri paraqitje solide ishte edhe Bersant Celina për Swansean. Z.Celina nuk shënoi e as nuk asistoi por ekipi i tij e nxori një barazim të vlefshëm në derbin uellsian përballë Cardiff Cityt në EFL Championshipin anglez.
Në Championship kishim edhe Atdhe Nuhiun që ia doli t’i shënonte gol ekipit më të mirë të kësaj lige, Leeds Unitedit për të vulosur fitoren për ekipin e Sheffield Wednesday.
Rashica ndërkohë shënoi gol fantastik në një miqësore.
Por, çka bënë lojtarët debutues te Kombëtarja e Kosovës?
Futbolli vendor po priste me padurim debutimin e disa futbollistëve njëkohshëm. Në veçanti, po priste debutimin e treshes së talenteve 21 vjeçare të Ballkanit, Baftiut, Topallit dhe Hoxhës. Mes këtyre treve, ishte Jetmir Topalli ai që ia doli të bënte një paraqitje mjaft të mirë në humbjen minimale të Kosovës ndaj Suedisë. /Periskopi












