Cristiano Ronaldo ha gjashtë vakte në ditë për të mbetur në nivelin më të lartë si 34-vjeçar

Cristiano Ronaldo është një prej atletëve më të mëdhenj që futbolli ka parë ndonjëherë. Pa marrë parasysh a e preferoni apo jo atë para Lionel Messit, do të ishit të verbër nëse nuk do ta vlerësonit etikën e punës dhe jetëgjatësinë e portugezit, transmeton Periskopi. Pas së gjithash, po flasim për një sportist që po […]
Pa marrë parasysh a e preferoni apo jo atë para Lionel Messit, do të ishit të verbër nëse nuk do ta vlerësonit etikën e punës dhe jetëgjatësinë e portugezit, transmeton Periskopi.
Pas së gjithash, po flasim për një sportist që po konkurron me lojtarë 10 vjetë më të rinj se ai për të qenë më i miri.

Tani është zbuluar se sulmuesi i Juventusit ha gjashtë vakte në ditë, derisa pula konsiderohet të jetë komponent “magjik” i ditës së tij, me peshkun që gjithashtu përfshihet rregullisht.
Një ditë tipike për Ronaldon është zbërthyer kështu:
Mëngjesi: Djath, jogurt pa yndyrë
Dreka 1: Sallatë dhe pulë
Dreka 2: Tuna, ullinj, vezë dhe domate
Ushqim tjetër: Fruta të freskët, tost me avokado
Darka 1: Peshk i freskët dhe sallatë
Darka 2: Biftek dhe kallamari
Jeta e një atleti të klasit botëror nuk tingëllon aq keq, apo jo? /Periskopi.com/












