Conor McGregor publikon pamje të rralla nga stërvitja: Më shumë lazdrohet se që ushtron

Rikthimi i Conor McGregorit në UFC është vetëm disa javë larg. Pas më shumë se një viti larg sportit pas një humbje kontraverse nga Khabib Nurmagomedov në Las Vegas, ai është i gatshëm të rikthehet, transmeton Periskopi. Irlandezi do të ndeshet me Donald Cerronen në “T-Mobile Arena” më 18 janar, derisa ai së fundmi ka […]
Pas më shumë se një viti larg sportit pas një humbje kontraverse nga Khabib Nurmagomedov në Las Vegas, ai është i gatshëm të rikthehet, transmeton Periskopi.
Irlandezi do të ndeshet me Donald Cerronen në “T-Mobile Arena” më 18 janar, derisa ai së fundmi ka ngazëllyer fansat duke postuar pamje nga stërvitjet e tij në kamp.

McGregor postoi një video tre-minutëshe në llogarinë e tij në Instagram, por nëse fansat bazohen në këto pamje, atëherë nuk do të presin aspak sepktakël.
Kjo pasi në pamjet e publikuara ai më shumë duket duke u shikuar në pasqyre, teksa rrotullohet rreth e qark ringut duke goditur gjoksin, para se të lansojë ndonjë grusht aty-këtu në trajnerin që po i mbante paisjet e ushtrimeve në duar.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
View this post on Instagram
Clean work at the gym with my team while DJ Bissett blasts the tunes! #9days #McGregorRecords












