Çmimi për palaçon e ditës shkon për Mignolet: Lojtarët e Bruge janë më të mirë se Firmino para portës

Simon Mignolet është tani një storie e harruar te Liverpooli. Ardhjet e Alisson Beckerit dhe Adrianit nënkuptuan se Jurgen Klopp më nuk kishte nevojë për shërbimet e tij në “Anfield”, transmeton Periskopi. Kështu, Mignolet u rikthye në vendlindje, Belgjikë, te Club Brugge ku u transferua në gusht, derisa nënshkroi kontratë pesë-vjeçare. Sidoqoftë, derisa pjesa më […]
Ardhjet e Alisson Beckerit dhe Adrianit nënkuptuan se Jurgen Klopp më nuk kishte nevojë për shërbimet e tij në “Anfield”, transmeton Periskopi.
Kështu, Mignolet u rikthye në vendlindje, Belgjikë, te Club Brugge ku u transferua në gusht, derisa nënshkroi kontratë pesë-vjeçare.
Sidoqoftë, derisa pjesa më e madhe e Evropës po i thur elozhe këtij Liverpooli të jashtëzakonshëm këtë sezon, Mignolet është i bindur se ka parë futbollistë më të talentuar se ish-bashkëlojtarët e tij.

“Roberto Firmino dhe Mo Salah janë sigurisht lojtarë të jashtëzakonshëm, por Firmino nuk është vrasës i lindur,” u shpreh ai.
“Hans [Vanaken] dhe Ruud [Vormer] janë përfundues shumë të mirë.
“Hans dhe Ruud sigurisht se nuk duhet të jenë inferiorë ndaj Bobbyt në aspektin e përfundimeve.
“Madje guxoj të them se Hans dhe Ruud në këtë aspekt janë më të mirë se Roberto Firmino. Dhe janë në një nivel të krahasueshëm me Mo.” /Periskopi.com/












