Chelsean po e mposht kujt po i teket: Newcastle kësaj radhe shpartallon ‘fëmijët’ e Lampardit

Chelsea ka bërë një tjetër gabim në luftën për top katërshe, derisa është mposhtur nga Newcastle United në mënyrë dramatike 1-0. Për të qenë të drejtë, “Të Kaltërit” dominuan takime dhe patën mjaft raste shënimi, por nikoqirët u treguan më klinikë në fund, duke realizuar në kohën shtesë, transmeton Periskopi. Hayden realizoi golin e vetëm […]
Chelsea ka bërë një tjetër gabim në luftën për top katërshe, derisa është mposhtur nga Newcastle United në mënyrë dramatike 1-0.
Për të qenë të drejtë, “Të Kaltërit” dominuan takime dhe patën mjaft raste shënimi, por nikoqirët u treguan më klinikë në fund, duke realizuar në kohën shtesë, transmeton Periskopi.
Hayden realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e katërt të kohës shtesë, pas asistimit të Saint-Maximin.
Njëherit, kjo është humbja e tetë sezonale për të rinjtë e Frank Lampardit, derisa tash rrezikon seriozisht vendin e katërt, me Manchester Unitedin që ka pesë pikë më pak në vendin e pestë, por “Djajtë e Kuq” kanë një takim më pak të luajtur. /Periskopi.com/












