Champions League e shqiptarëve kushton 1.5 milion euro: Fituesi pasurohet me një shumë të majme

Champions League e shqiptarëve kushton 1.5 milion euro: Fituesi pasurohet me një shumë të majme

Kriza financiare që ka përfshirë futbollin shqiptar ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e federatave të Shqipërisë dhe Kosovës për të krijuar edhe një bazë të shëndoshë ekonomike për zhvillimin e Kupës mbarëkobmëtare “Nënë Tereza” mes të tre kategorive të dy shteteve. Grupi i punës së ngritur nga FSHF dhe FFK, ka përllogaritur deri […]

Grupi i punës së ngritur nga FSHF dhe FFK, ka përllogaritur deri në detaj gjithçka do t’i duhet secili pjesëmarrësi në këtë aktivitet për të garantuar mbarëvajtjen.

734.000 euro janë përllogaritur nga organizatorët që t’i shpërndahen klubeve për të gjitha ndeshjet që do të luajnë, për të siguruar transport akomodim, dhe çdo gjë që duhet për të zhvilluar një ndeshje brenda standardeve.

Për secilën ndeshje të fazën eliminatore janë parashikuar 3500 euro për skuadër dhe 4000 për fazën finale. Më tej 32 ekipet që marrin pjesë në fazën finaliste do të përfitojnë nga 5000 euro premio vetëm për pjesëmarrjen.

Kjo tabelë tregon të detajuar premiot për secilën skuadër pjesëmarrëse në një fazë të caktuar të aktivitetit. Sipas përllogaritjeve të mësipërme, ekipit fitues, i cili do arrijë të kalojë të gjitha fazat me premiot përkatëse, për fitimin e trofeut do përfitojë në total një shumë prej 150,000 euro.

Sa i përket zhvillimit të aktivitetit është menduar që gjithçka të fillojë për kategorinë e parë dhe të dytë në muajt mars-qershor 2020. Duke e ndarë në faza, e para do të ketë 40 ndeshje, faza e dytë 20 ndeshje po me sistem vajtje ardhje, ndërsa faza e tretë 10 ndeshje duke mbyllur në total 6 javë të fazës eliminatore.

Më tej aktiviteti mendohet të vazhdojë nga muaji shtator e në vijim, duke shfrytëzuar periudhat e pushimit të kampionateve nga ndeshjet e përfaqësueseve.

Për fazën e parë të finaleve është parashikuar që të zhvillohen 16 ndeshje, për fazën e dytë 8 ndeshje dhe për fazën e tretë 4 ndeshje. Më pas mbeten për t’u luajtur dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe që nuk është përcaktuar nëse do të luhet në Tiranë apo Prishtinë.

Aktiviteti në total do të kushtojë 1.5 mln euro, shifër që të dyja federatat do të përpiqen ta sigurojnë nga shtetet përkatëse për të paktën 5 vite, duke mbuluar vitë pas viti vetëm pjesën që vetë organizatortë nuk arrijnë ta mbulojnë me të ardhurat e gjeneruara.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova