‘Çfarëdo profesioni që keni, kurrë nuk mund të jeni më i dobët se Mustafi’: Reagime brutale nga fansat e Arsenalit

Shkodran Mustafi, edhe ashtu nën presion të madh, e shëndrroi veten përsëri në protagonist të padëshiruar sonte. Derisa Arsenali po ndeshet me Chelsean në “Stamford Bridge”, ylli shqiptar bëri një gabim në pasim duke u munduar ta gjejë portierin, derisa Tammy Abraham e gjeti veten një kundër një me portierin në zonë, shkruan Periskopi. Mirëpo, […]
Shkodran Mustafi, edhe ashtu nën presion të madh, e shëndrroi veten përsëri në protagonist të padëshiruar sonte.
Derisa Arsenali po ndeshet me Chelsean në “Stamford Bridge”, ylli shqiptar bëri një gabim në pasim duke u munduar ta gjejë portierin, derisa Tammy Abraham e gjeti veten një kundër një me portierin në zonë, shkruan Periskopi.
Mirëpo, u ndërhy nga prapa nga David Luiz, me këtë të fundit që u ndëshkua direkt me të kuq, derisa nga penalltia pastaj realizoi Jorginho.
E të menjëhershme kanë qenë reagimet e fansave në rrjetet sociale, të cilët kanë kryqëzuar ish-yllin e Valencias.
“Kurrë nuk mund të jeni aq i dobët sa Mustafi në profesionin që bëni,” shkruan një përdorues i Tëitterit.
“Roli i vetëm i Mustafit në klub duhet të jetë si rojtar i Ozilit,” shkruan një tjetër.
“Mustafi mund të më detyrojë ta ndalë këtë lojë, vallahi ai është një m** i vërtetë,” shtoi një tjetër. /Periskopi.com/














