Bylbyl Sokoli: Ndeshja ndaj Suedisë duhet të shfrytëzohet nga lojtarët e Superligës

Bylbyl Sokoli: Ndeshja ndaj Suedisë duhet të shfrytëzohet nga lojtarët e Superligës

Sot luhet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Suedisë. Pak orë para fillimit të ndeshjes, trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli në një prononcim për KosovaPres tha se kjo ndeshje duhet të shfrytëzohet nga lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, të cilët vijnë nga Superliga. Sipas tij djelmoshat nga Kosova mund ta shfrytëzojnë këtë ndeshje […]

Sot luhet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Suedisë.

Pak orë para fillimit të ndeshjes, trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli në një prononcim për KosovaPres tha se kjo ndeshje duhet të shfrytëzohet nga lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, të cilët vijnë nga Superliga.

Sipas tij djelmoshat nga Kosova mund ta shfrytëzojnë këtë ndeshje për të rë në sy të ndonjë menaxheri ku do ta kishin më lehtë futjen e tyre në tregun ndërkombëtar.

“Ballafaqimi i sotëm ka për qëllim të testohet numri i futbollsitëve që nuk kanë pasur rast të paraqiten gjatë garave të kualifikimit. Njëkohësisht ti ofrohet mundësia një numri të futbollistëve të jenë pranë menagjerëve të cilët mund të iu ndihmojnë në plasimin e tyre në tregun ndërkombëtar”, tha fillimisht Sokoli.

Sokoli gjithashtu e cilëson ftesën e Challandes si një motiv të madh për futbollistët dhe sipas tij Kosova duhet të zhvillojë sa më shumë ndeshje të këtij lloji.

“Ftesa është një motiv për të gjithë futbollistët që janë ftuar dhe që pritet të ftohen në ndonjë rast tjetër. Këto ndeshje janë të karakterit kontrollus dhe kishte me qenë mirë të ketë sa më shumë ndeshje të këtij lloj”, shtoi ai.

Sipas Sokolit është kompetencë e Challandes së kë ta ftojë ose jo.

“Unë mendoj që është në kompetence të përzgjedhësit se kë e fton, ndërsa nëse ndonjë futbollist nuk është ftuar në këtë rast mesiguri do të ftohet herën tjetër, në ndeshjet tjera të radhës”, përfundoi Sokoli.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet sot nga ora 15:45, në Doha të Katarit, aty ku Kosova është duke qëndruar tash e 6 ditë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova