Bomber Muriqi i jashtëzakonshëm në duelin e fundit, ja sa km ka vrapuar

Vedat Muriqi bëri gjithçka që mund të bëhet brenda 90 minutave në një ndeshje futbolli në përballjen e Fenerbahces sonte si mysafir i Goziantepes. Feneri doli fitimtar nga ky takim me një rezultat 2-0, me Vedat Muriqin që asistoi për golin e parë të shënuar nga Max Kruise në minutën e 51-të, shkruan Periskopi. Sulmuesi […]
Feneri doli fitimtar nga ky takim me një rezultat 2-0, me Vedat Muriqin që asistoi për golin e parë të shënuar nga Max Kruise në minutën e 51-të, shkruan Periskopi.
Sulmuesi kosovar pastaj u ndëshkua me të verdhë në minutën e 80-të, para se të shënonte një gol fantastik në minutën e tretë të lojës shtesë.
Ai mori vlerësimin më të lartë për paraqitje pas ndeshjes, ndërsa shkëlqeu gjithashtu edhe me kilometrat e përshkruara përgjatë 90 minutave.
Ai vrapoi 10.8km, duke u renditur i treti pas Gustavos 11.6 dhe Dirar 11.1 /Periskopi/
? @AvisTurkiye ile Gaziantep FK maçında mesafe katedenler. #GFKvFB pic.twitter.com/yPu2lHAoPI
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) January 19, 2020












