Barcelona shumë afër ta zyrtarizojë transferimin e brazilianit që është thjesht i pandalshëm

Barcelona po udhëheq garën për transferimin e mbrojtësit të Cortibas dhe reprezentuesin e grupmoshave U17 të Brazilit, Yan Couto, sipas raporteve. “Globoesporte” dhe “El Mundo Deportivo” potencojnë se marrëveshja pesë milionëshe për transferimin e lojtarit është shumë afër të kompletohet, transmeton Periskopi. Tinejxheri shkëlqeu për Brazilin në Kupën e Botës për grupmoshat U17, ku ai […]
“Globoesporte” dhe “El Mundo Deportivo” potencojnë se marrëveshja pesë milionëshe për transferimin e lojtarit është shumë afër të kompletohet, transmeton Periskopi.
Tinejxheri shkëlqeu për Brazilin në Kupën e Botës për grupmoshat U17, ku ai ndihmoi Kombëtaren ta fitojë kompeticionin, pavarësisht se mori karton direkt të kuq qysh në ndeshjen e parë.
Ai nuk është shumë i gjatë – saktësisht 1.68m – por thuhet se është tepër i shpejtë dhe posedon shumë energji, teknikisht është shumë i mirë në sulm.
Bayer Leverkuseni dhe Arsenali besohet se janë klubet tjera që kanë qenë të interesuara për të.
17-vjeçari, megjithatë, ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Cortibas, por thuhet se është një prej lojtarëve më të vlerësuar në Brazil.
Shikoni aftësitë e tij më poshtë. /Periskopi.com/












