Barcelona me ‘çyk të zorit’ fiton në sekondat e fundit të ndeshjes

Barcelona ka kaluar në fazën e 1/8 të Kupës së Spanjës. Katalonasit me shumë vështirësi e kanë mposhtur skuadrën nga liga e tretë, Ibiza-Eivissa me rezultat 1-2. Ibiza kaloi e para në epërsi me golin e Caballe në minutën e nëntë. Në minutën e 72-të, Barca e barazoi rezultatin me anë të Griezmann. Sulmuesi francez […]
Barcelona ka kaluar në fazën e 1/8 të Kupës së Spanjës.
Katalonasit me shumë vështirësi e kanë mposhtur skuadrën nga liga e tretë, Ibiza-Eivissa me rezultat 1-2.
Ibiza kaloi e para në epërsi me golin e Caballe në minutën e nëntë.
Në minutën e 72-të, Barca e barazoi rezultatin me anë të Griezmann.
Sulmuesi francez shënoi në minutën e pestë shtesë për ta kaluar skuadrën e tij në fazën tjetër të këtij kompeticioni.












