Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Suarezit te klubi i mallkuar i Premier Leagues

Arsenali mund të përballet me betejë të vështirë për ta mbajtur në përbërje sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang këtë muaj. Sulmuesi nga Gaboni ka qenë brilant për “Topçinjtë” që prej ardhjes në “Anfield”, duke shënuar 57 gola në 91 paraqitje në Premier League – 14 prej të cilave kanë ardhur këtë edicion. Pa ish-yllin e Borussia Dortmundit, […]
Sulmuesi nga Gaboni ka qenë brilant për “Topçinjtë” që prej ardhjes në “Anfield”, duke shënuar 57 gola në 91 paraqitje në Premier League – 14 prej të cilave kanë ardhur këtë edicion.
Pa ish-yllin e Borussia Dortmundit, Arsenali me shumë gjasë do të ishte në zonën e rënies nga liga këtë fushatë, transmeton Periskopi.
Por frika më e madhe e londinezëve mund të shndrrohet në realitet këtë muaj, me Bsarcelonën që raportohet se po planifikon një lëvizje për Auban.

Sipas gazetës katalunase “Mundo Deportivo”, 30-vjeçari është objektivi i preferuar i blaugranëve për ta zëvendësuar të lënduarin, Luis Suarez.
Uruguaiani pritet të mungojë rreth katër muaj pasi iu nënshtrua një operimi në gju, derisa Antoine Griezmann është i vetmi opsion për qendrën e sulmit aktualisht.
Lionel Messi mund të operojë si “nënsh fals” derisa aty është edhe i riu, Carles Perez, por një klub me prestigjin e Barçës duhet ta gjejë një sulmues të klasit botëror këtë muaj.
Me Aubameyangun që ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale me Arsenalin dhe me formën e dobët të klubit, ai mund të jetë opsioni më i mirë i liderit të La Ligas.
Barça shpreson se marrëdhënia e mirë e sulmuesit me Ousmane Dembelen dhe Samuel Umtitin do ta ndihmojë që ta joshë gabonezin drejt Spanjës. /Periskopi.com/












