Arsenalit duhet t’i ketë bërë dikush magji të zezë: Shikoni reagimin e Aubameyangut kur largohet Lacazette

Arsenali mbetet në vendin e dhjetë në Premier League pasi u ndal me nëj barazim 1-1 nga Sheffield Unitedi, të shtunën pasdite. Me njeriun kryesor, Pierre-Emerick Aubameyang që filloi pezullimin me tri ndeshje, Mikel Arteta inkuadroi nga minuta e parë Gabriel Martinellin dhe 18-vjeçari, e drejtë të themi, nuk zhgënjeu, transmeton Periskopi. Braziliani realizoi golin […]
Me njeriun kryesor, Pierre-Emerick Aubameyang që filloi pezullimin me tri ndeshje, Mikel Arteta inkuadroi nga minuta e parë Gabriel Martinellin dhe 18-vjeçari, e drejtë të themi, nuk zhgënjeu, transmeton Periskopi.
Braziliani realizoi golin e nëntë të sezonit për ta kaluar në epërsi Arsenalin, por “Topçinjtë” u befasuan nga goli i vonshëm i barazimit nga John Fleck.
Marrë parasysh faktin se Aubameyang nuk mund të luante, Alexandre Lacazettes iu besua shiriti i kapitenit kundër Sheffieldit, derisa francezi vazhdoi kërkimin për gol.
Laca tash ka kaluar ndeshjen e shtatë pa shënuar, dhe Aubameyang ishte i zhgënjyer në tribuna kur e pa partnerin e tij duke u larguar.
Ai u duk i frustruar derisa bashkëlojtari i tij po e lironte fushën, gjë që shton edhe më shumë energjinë negative dhe pakënaqësitë brenda klubit londinez, i cili nuk po mund të këndellet asesi nga problemet brenda dhe jashtë fushës.
Just look at Aubameyang’s reaction, he’s gutted for Lacazette ?
True Partnership ? pic.twitter.com/37G9mcbWw3
— was (Auba_Laca8) (@AubaSZN__) January 18, 2020
Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, e tash edhe Aubameyang shtohet në mesin e futbollistëve që janë shëndrruar në protagonistë për arsye të gabuara, qoftë për vërshëllima të fansave, qoftë për kritika dhe reagime nga tribuna. /Periskopi.com/












