Arrihet marrëveshja për Libinë, gjashtë pika janë thelbësore

Arrihet marrëveshja për Libinë, gjashtë pika janë thelbësore

Udhëheqësit botërorë arritën një marrëveshje përfundimtare në konferencën ndërkombëtare mbi Libinë. Projekt-dokumenti parashikon që procesi i zgjidhjes së krizës në Libi do të ndahet në gjashtë pjesë: armëpushimi, embargoja e armëve, procesi politik, reforma në sektorin e sigurisë, reforma ekonomike dhe financiare, respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të drejtat e njeriut. Drafti kërkon gjithashtu […]

Projekt-dokumenti parashikon që procesi i zgjidhjes së krizës në Libi do të ndahet në gjashtë pjesë: armëpushimi, embargoja e armëve, procesi politik, reforma në sektorin e sigurisë, reforma ekonomike dhe financiare, respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të drejtat e njeriut.

Drafti kërkon gjithashtu mos ndërhyrje në konfliktin e armatosur në Libi dhe i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të KB të vendosë sanksione ndaj vendeve që shkelin embargon e armëve.

Sipas agjencisë ruse TASS, pas miratimit të tekstit, do të ngrihet një Komitet i veçantë ndërkombëtar i monitorimit për të mbikëqyrur zbatimin e Samitit të Berlinit.

Duke folur në një konferencë shtypi, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vetëm një zgjidhje politike do të funksiononte në Libi dhe se angazhimi i mëtejshëm ushtarak vetëm do të zgjasë vuajtjet e popullit libian.

Merkel tha se diskutimi në Berlin “nuk do të zgjidhë të gjitha problemet e Libisë”, duke shtuar se bisedimet e sotme synojnë të japin impuls të ri në procesin e paqes.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u tha gazetarëve se të gjitha palët në marrëveshje janë të angazhuara për të mbështetur armëpushimin, ndërsa kryeministri italian Giuseppe Conte tha se vendi i tij ishte i gatshëm të luante një rol kryesor në mbikëqyrjen e armëpushimit të rënë dakord.

Libia është ndarë në administratat rivale që nga rrëzimi dhe vrasja e Muamer al-Gaddafi në vitin 2011, secila me mbështetje nga shtete të ndryshme.

Qeveria zyrtare në Tripoli përkrahet nga Turqia, ndërsa forcat e Khalifa Haftar, fortesa e së cilës në lindje të Bengazi, mbështeten nga Egjipti, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj