Anëtarja e VV-së me fjalë mizore: LDK-ja s’është e gatshme për qeverisje, kanë duruar dajak nga serbët

Sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje [LVV] ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] duket se nuk do të ndalen. Së fundi, anëtarja e kësaj partie, znj.Donika Gashi, ka bërë një postim mjaft të pazakontë në lidhje me bisedimet e fundit të kësaj partie. Ajo ka akuzuar LDK-në se nuk është e interesuar për të qeverisur vendin dhe […]
Ajo ka akuzuar LDK-në se nuk është e interesuar për të qeverisur vendin dhe se nuk është e gatshme për dialogun me Serbinë.
Si argument për një gjë të tillë ka fjalinë në vijim: “Kanë duruar shumë dajak nga serbët.”, transmeton Periskopi.
Nuk dihet se si “dajaku” e dhuna që e pësuan shumë shqiptarë gjatë viteve ’90 nga regjimi shovinist serb mund ta ndalojë dikë që të jetë i gatshëm për dialog.
Për më tepër, LDK ka qenë pjesë e dialogut me Serbinë vazhdimisht prej Konferencës së Rambouillet-së e deri më tash.
Më poshtë keni statusin e plotë:
LDK po deklaron vazhdimisht që nëse nuk arrihet koalicioni me LVV, atëhere LDK-ja do të shkojë në opozitë.
Si duket LDK-ja kësaj here nuk është e interesuar për të qeverisur me vendin.
Kanë duruar shumë dajak nga serbët.
Nuk janë të gatshëm për dialogun me Serbinë.











