Analistët tregojnë skenarin e dytë nëse Kurti dështon ta formojë qeverinë

Analistët tregojnë skenarin e dytë nëse Kurti dështon ta formojë qeverinë

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë që Kurti nuk ka një afat të caktuar për t’i kthyer përgjigje presidentit. Nuk kanë aspak miqësi mes vete. Por, pavarësisht kësaj Hashim Thaçi për të katërtën herë ia ka drejtuar një letër Albin Kurtit. Presidenti i vendit po kërkon nga kreu i Vetëvendosjes, që sa më parë t’ia dorëzojë […]

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë që Kurti nuk ka një afat të caktuar për t’i kthyer përgjigje presidentit.

Nuk kanë aspak miqësi mes vete. Por, pavarësisht kësaj Hashim Thaçi për të katërtën herë ia ka drejtuar një letër Albin Kurtit.

Presidenti i vendit po kërkon nga kreu i Vetëvendosjes, që sa më parë t’ia dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër.

E në letrën e fundit, Thaci ka përmendur edhe një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, ku përmendet refuzimi i mandatit.

Por, ky paragraf i cituar nga presidenti nuk e kushtëzon në kohë Albin Kurtin për të dorëzuar madndatarin.

Të paktën kështu thotë profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Mendim të njëjtë ka edhe njohësi i rrethanave politike në vend, Armend Muja.

Mazllum Baraliu sqaron edhe skenarin e dytë në rast se Kurti dështon të formojë qeverinë.

Kësaj radhe sipas tij mandatin në dorë e ka partia e dytë që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, ndryshe mendon Armend Muja.

Ai thotë se presidenti ka krijuar një traditë në dhënien e mandatarit, rrjedhimisht i bie që edhe për herë të dytë Thaçi duhet t’ia ofrojë mundësinë Kurtit jo LDK-së.

Ndërkohë, Vetëvendosje nuk i ka kthyer përgjigje letrës së presidentit as këtë të shtunë, sipas një deklarate të mëhershme të kësaj partie, Kurti shumë shpejt do i dërgoj Thaçit emrin e mandatarit për kryeministër.

Ndërkohë takimet e Kurtit me Mustafën në tentative për të arritur një marrëveshje janë ndërprerë të enjten, pa ndonjë njoftim se kur mund të vazhdojnë.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja