Albin Kurti publikon videon dëshpëruese: S’lë gjë pa i thënë LDK-së

Albin Kurti publikon videon dëshpëruese: S’lë gjë pa i thënë LDK-së

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, njëherit i nominuari i kësaj partie për kryeministër, i është drejtuar popullit me një video të re, duke lënë fajtore Lidhjen Demokratike të Kosovës, për mosarritjen e marrëveshjes. Kurti, megithëse thotë se partia e tij iu drejtua Presidentit me emrin e mandatarit pa një marrëveshje me LDK-në, lë të hapur […]

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, njëherit i nominuari i kësaj partie për kryeministër, i është drejtuar popullit me një video të re, duke lënë fajtore Lidhjen Demokratike të Kosovës, për mosarritjen e marrëveshjes. Kurti, megithëse thotë se partia e tij iu drejtua Presidentit me emrin e mandatarit pa një marrëveshje me LDK-në, lë të hapur mundësinë që të dyja partitë të kthehen në tavolinën e bisedimeve. Kjo është fjala e plotë e Kurtit në video:

“Mirëdita të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si subject fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te Presidenti pas një marrëveshje me LDK-në.

Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje.

Dhe tani dy javë pas atij takimi 4 minutësh, ende nuk kemi marrëveshj epër qeverinë e re.

Të dashur qytetarë, ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te President. Sekretarja jonë organizative Vlora Haxhimehmeti do ta bëj këtë.

Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por jemi treguar të gatshëm për takime të mëtejmë me synim gjetjen e alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dy palët.

E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019.

Ata s’e kanë pranuar propozimin për të fundit ndonëse ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm.

Qëndrimi se do të takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasje mere ose lëre, do të thotë lëre.

Unë besoj se nuk mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhë të përbashkët deri në arritjen  e marrëveshjes sonë.

Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi e qe vendit I duhet më së shumti, as më shumë e as më pak.

E kemi filluar duke cliruar nga kapja udhëheqjen e Kuvendit, nuk është me aty ai pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja por është kryetari i ri Glauk Konjufca

Në ditët në vijim do të takoj edhe edhe përfaqësuesit e pakicave. Ju falëminderit dhe mirupafshim”.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/188089132335119/

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja