Adnan Januzaj më në fund te një klub kualitativ: E konfirmon edhe agjenti

Roma “është një prej klubeve të interesuara për Adnan Januzajn në janar”, ka thënë agjenti i kosovarit të Real Sociedadit. “SportItalia” raportoi më herët këtë pasdite se “Giallorossët” e kanë kthyer fokusin në drejtim të reprezentuesit belg, pas dëmtimit të Nicolo Zaniolos dhe dështimit të shkëmbimit mes Matteo Politanos me Leonardo Spinazzolan, transmeton Periskopi. “SiamoLaRoma24.it” […]
Roma “është një prej klubeve të interesuara për Adnan Januzajn në janar”, ka thënë agjenti i kosovarit të Real Sociedadit.
“SportItalia” raportoi më herët këtë pasdite se “Giallorossët” e kanë kthyer fokusin në drejtim të reprezentuesit belg, pas dëmtimit të Nicolo Zaniolos dhe dështimit të shkëmbimit mes Matteo Politanos me Leonardo Spinazzolan, transmeton Periskopi.
“SiamoLaRoma24.it” kontaktoi me agjentin e Januzajt, Dirk de Vriese.
“Po, Roma është një prej klubeve që po interesohet për Januzajn gjatë afatit të janarit,” është shprehu ai.
“Është një klub i madh, kështu që natyrisht se na pëlqen idea për t’iu bashkuar atyre. Nuk mund të jap më shumë detaje tani, duhet të kuptoni…”
Raportohet se ai do të kalojë në “Olimpico” në formë huazimi, me opsionin e transferimit permanent për 15 milionë euro. /Periskopi.com/












