A do të fillojë kolapsi i Liverpoolit: Jurgen Klopp pa Manen, Salahun dhe Keitan për gjashtë javë

Kupa e Kombeve Afrikane pritet të zhvillohet në janar dhe shkurt. Gazetari, Mansour Loum zbuloi se një konfirmim pritet të ndodh të mërkurën, ku do të thuhet se kompeticioni do ta ndryshojë datën e zhvillimit, dhe do të fillojë të luhet në janar dhe shkurt nga viti i ardhshëm, transmeton Periskopi. Në edicionin e fundit, […]
Gazetari, Mansour Loum zbuloi se një konfirmim pritet të ndodh të mërkurën, ku do të thuhet se kompeticioni do ta ndryshojë datën e zhvillimit, dhe do të fillojë të luhet në janar dhe shkurt nga viti i ardhshëm, transmeton Periskopi.
Në edicionin e fundit, të mbajtur në Egjipt gjatë verës, Algjeria u shpall kampione pasi mposhti Senegalin në finale me rezultat 1-0.

Sidoqoftë, tani po raportohet në vitin 2021 në Kamerun, gara do të zhvillohet në janar.
Sigurisht, kjo do të ndikojë masivisht te klubet rreth e qark Evropës. Sidomos Liverpoolin.
Kjo do të nënkuptojë se “Të Kuqtë” do të mbeten pa lojtarë si Naby Keita, Mohamed Salah dhe Sadio Mane për gjashtë javë, gjatë një periudhe shumë të rëndësishme të sezonit. /Periskopi.com/












