A do të arrihet sot marrëveshja mes Kurtit dhe Mustafës? Zemaj dhe Lajçi flasin për Periskopin (Video)

Albin Kurti dhe Isa Mustafa, takohen sot për të disatën herë, në përpjekje për të arritur marrëveshje për koalicion. Deputeti nga LDK, Armend Zemaj në një bisedë për Periskopin deklaron se këto liderët e dy subjekteve pritet të dalin me një përgjigje. ‘’Vendosin kryetarët e dy subjekteve, ata janë në negociata. Sigurisht se do të […]
Albin Kurti dhe Isa Mustafa, takohen sot për të disatën herë, në përpjekje për të arritur marrëveshje për koalicion.
Deputeti nga LDK, Armend Zemaj në një bisedë për Periskopin deklaron se këto liderët e dy subjekteve pritet të dalin me një përgjigje.
‘’Vendosin kryetarët e dy subjekteve, ata janë në negociata. Sigurisht se do të dalin me një përgjigje. Duhet të negociojnë sigurisht ë sa më shpejt të krijohen institucionet e Republikës së Kosovës. Tash është vlerësim i dy subjekteve politike, çdo gjë ë e shtoj mund të jetë spekulim dhe mendim personal, sido ë të jetë ata e vlerësojnë tash në procesin e negociatave për krijimin e marrëveshjes. I takon subjektit politik t’i propozojë, kur të vjenë faza e vlerësimit ne do ta themi mendimin tonë oftë personalisht oftë si ekip i everisë’’, tha deputeti i LDK-së Armend Zemaj për Periskopin.
Në anën tjetër, ish deputeti i VV-së, Ali Lajçi thotë se negociatat mes VV-së dhe LDK-së ka pritë të jenë më dinamikë më të shpejtë dhe që ky process të përfundojë më herët.
‘’Faktikisht është pritë një dinamikë më e shpejtë por është brenda mundësive ë duhet të përfundojë shpejtë ë të ketë insitucione dhe shumë me rëndësi për shkak të mbulesës së vakuumeve ë janë. Është çështja e funksionimit të everisë, Kuvendit çështjet buxhetore pa të cilat nuk bën. Besoj se duhet të jetë përgjegjësia e plotë ë sa më shpejt të ndodhin këto. Se nuk ka alternativë. Këto tjerat alternative nuk besoj se mundën. Por, zgjedhjet këto me kalu pushteti prej të parit në të dytin në këtë kuptim me bo transferin e pushteteve nuk është në domen të kësaj kushtetute. Dhe, s’ka nevojë ë të kalkulohen ato hiç si hesape. Përndryshe është nevojë e domosdoshme krijimi i everisë dhe institucioneve’’.
Tutje, Lajçi nuk e sheh të arsyeshme ë vendi të shkojë në zgjedhje duke e marrë parasysh ë ytetarët janë lodhë nga zgjedhjet e shpeshta në vend./Periskopi/











