23 pikë përpara: Interi në qytet të modës bëhet ‘kullë’, Milani duket ‘për ibret’

Skuadrat e Milanos, Inter dhe Milan kanë rivalitet të jashtëzakonshëm. Por, në këtë sezon, të dy ekipet janë duke luftuar për aspirata të ndryshme. Interi është duke luftuar për kreun e tabelës, kurse Milani për t’i ikur zonës së rrezikshme në klasifikim, shkruan Periskopi. Pas 18 xhirove të zhvilluara në kampionat, Interi është shkëputur shumë […]
Por, në këtë sezon, të dy ekipet janë duke luftuar për aspirata të ndryshme. Interi është duke luftuar për kreun e tabelës, kurse Milani për t’i ikur zonës së rrezikshme në klasifikim, shkruan Periskopi.
Pas 18 xhirove të zhvilluara në kampionat, Interi është shkëputur shumë nga rivali lokal, me diferencë prej 23 pikëve.
Interi e ndan pozitën e parë së bashku me Juventusin me nga 45 pikë të grumbulluara. Kurse, Milani renditet në vendin e 11 me vetëm 22 pikë të mbledhura.
Siç po shihet, edhe këtë vit ‘Zikaltërit’ sundojnë ‘Qytetin e Modës’. /Periskopi/













