111 ndeshje radhazi pa humbje, thyhet rekordi historik në shah

Magnus Carlsen, njëherësh kampion aktual i botës në shah, ka thyer rekordin, duke zhvilluar hic më pak se 111 ndeshje radhazi pa humbje në formën klasike, shkruan Periskopi. Këtë rekord 29-vjeçari Carlsen e arriti pasi në raundin e katërt të Turneut Tata Steel që po mbahet në Wijk aan Zee të Holandës luajti baras kundër […]
Magnus Carlsen, njëherësh kampion aktual i botës në shah, ka thyer rekordin, duke zhvilluar hic më pak se 111 ndeshje radhazi pa humbje në formën klasike, shkruan Periskopi.
Këtë rekord 29-vjeçari Carlsen e arriti pasi në raundin e katërt të Turneut Tata Steel që po mbahet në Wijk aan Zee të Holandës luajti baras kundër mjeshtrit të madh holandez, Jorden van Foreest.
Sipas një deklarate të Federatës Ndërkombëtare të Shahut, rekordin me 110 ndeshje pa disfatë nga viti 2005 e mbante shahisti rus Sergei Tiviakov.












