Zivic: Programi për Integrimin Socio – Ekonomik, në përputhje me ligjin për bujqësi

Zivic: Programi për Integrimin Socio – Ekonomik, në përputhje me ligjin për bujqësi

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Dijana Zivic, reagon ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Financave, Bojan Stojanovic, lidhur me “Programin për Integrimin Socio – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”,  në të cilën deklaratë kishte shumë pasaktësi dhe të pavërteta, duke keqinformuar kështu publikun e gjerë dhe duke krijuar konfuzion tek […]

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Dijana Zivic, reagon ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Financave, Bojan Stojanovic, lidhur me “Programin për Integrimin Socio – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”,  në të cilën deklaratë kishte shumë pasaktësi dhe të pavërteta, duke keqinformuar kështu publikun e gjerë dhe duke krijuar konfuzion tek fermerët që presin mbështetje nga kjo ministri. Në deklaratën e tij, gjatë ditës zëvendësministri i Financave Stojanovic, kishte deklaruar se MBPZhR-ja ka shpallur program për mbështetje të fermerëve, e që sipas tij kjo është bërë në mungesë të buxhetit për këtë program.

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit, ministrja  në detyrë e MBPZhR-së, Dijana Zivic, sqaron se “Programi për Integrimin Socio – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”,  për të cilin është hapur thirrja për aplikim më 18 shtator, është hartuar duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L-098, si dhe Plotësim Ndryshimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 04/L-090 dhe i cili sipas saj ka qenë i planifikuar edhe në buxhetin e këtij viti. Për hartimin e këtij programi, ajo njofton se MBPZhR-ja ka punuar gjashtë muaj vazhdimisht, në mënyrë që krahas programeve tjera, të ofrojnë një program mbështetës edhe për fermerët e vegjël, që edhe ata të zhvillojnë dhe zgjerojnë veprimtaritë e tyre bujqësore.

Ndër tjerash, ministrja sqaron më tej se që nga fillimi i mandatit të saj e deri më tani, mbetet e përkushtuar vazhdimisht për mbështetjen e fermerëve, duke u bazuar në programin për bujqësi dhe zhvillim rural, e të cilat hartohen duke u bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi, e për të cilat buxheti planifikohet shumë me herët. Po ashtu, ajo sqaron se Buxheti i Ministrisë është një dokument publik që të gjithë palët e interesuara mund të shohin.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 18 shtator 2019 ka hapur thirrjen për aplikim në “Programin për Integrimin Socio – Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet”,  më një buxhet prej 3 milionë euro.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja