Zbulohen detaje të reja rreth rrahjes brutale të futbollistit shqiptar në Kroaci

Zbulohen detaje të reja rreth rrahjes brutale të futbollistit shqiptar në Kroaci

Një ditë pasi në mediat kroate u shpërnda lajmi për incidentin, ku ishte përfshirë Muzafer Ejupi, policia ka dhënë disa detaje të sulmit. Fillimisht një mashkull 53 vjeçar e kishte akuzuar lojtarin shqiptar se e ka sulmuar së bashku me një të afërm të tij (kunati), mirëpo më pas është mësuar se sulmuesi i Slaven […]

Një ditë pasi në mediat kroate u shpërnda lajmi për incidentin, ku ishte përfshirë Muzafer Ejupi, policia ka dhënë disa detaje të sulmit.

Fillimisht një mashkull 53 vjeçar e kishte akuzuar lojtarin shqiptar se e ka sulmuar së bashku me një të afërm të tij (kunati), mirëpo më pas është mësuar se sulmuesi i Slaven Belupos, në fakt, ka qenë viktimë.

Policia kroate ka dalë me deklaratë duke bërë të ditur se incidenti ka ndodhur të mërkurën (25 shtator) në një vend-parkim, ndërsa e gjitha ka nisur pas një përleshjeje verbale.

Sipas raportit të policisë, një 53-vjeçar e ka goditur me shufër metalike në kokë Ejupin dhe pastaj shoqëruesin e tij. Ky i fundit ka arritur t’ia rrëmbejë shufrën dhe në vetëmbrojtje i ka shkaktuar sulmuesit lëndime trupore. Ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa edhe futbollisti dhe shoqëruesi i tij nuk kanë kaluar më lehtë.

Pas goditjes, Ejupi e kishte humbur vetëdijen, ka pësuar lëndim në sy dhe nga ënjtja nuk njihej se është ai. Sulmuesi do të mungojë në ndeshjen kundër Osijekut, ndërsa nuk dihet kohëzgjatja e mungesë së tij.

Ndaj personit që e ka sulmuar 31-vjeçarin ka nisur një hetim, ndërsa shoqëruesi i futbollistit nga Tetova pritet të dënohet me të holla. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova