Zbardhet e vërteta, në Shqipëri vdiq boksieri që kishte identitet të rremë

Zbardhet e vërteta, në Shqipëri vdiq boksieri që kishte identitet të rremë

Boksieri bullgar, i cili humbi jetën në Shkodër fundjavën e shkuar, nuk ishte Jezus Velichkov, por Boris Stancov, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet me dokumenta të falsifikuara. 22-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak në raundin e katërt, pa patur ndonjë sulm të ashpër ndaj tij. Nuk dihet ende arsyeja se përse […]

Boksieri bullgar, i cili humbi jetën në Shkodër fundjavën e shkuar, nuk ishte Jezus Velichkov, por Boris Stancov, i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet me dokumenta të falsifikuara.

22-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak në raundin e katërt, pa patur ndonjë sulm të ashpër ndaj tij. Nuk dihet ende arsyeja se përse stafi dhe trajneri bullgar e ka rrezikuar Boris Stancovin të garojë me dokumenta false të një kushëriri të tij boksier profesionist.

I pyetur nga mediet bullgare vetë Velichkov, i cili u njoftua se humbi jetën në momentin e parë, ka theksuar: “Kishte që nga viti 2018 që mbante kartën time të identitetit, ai më thoshte se nuk ka problem, pasi trajneri e dinte këtë gjë.”

Dy boksierët nuk kanë ndonjë ngjashmëri me njëri-tjetrin, përpos kësaj, për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë të boksit profesionist, duhen tre dokumente kryesore: një licencë prej boksieri profesionist, autorizim dhe leje nga federata si dhe kartelën mjekësore.

Nuk dihet nëse të gjitha këto dokumente, të paraqitura tek organizatorët, kanë qenë të falsifikuara.

Identiteti i rremë duket se është zbuluar një status në Facebook i Jezus Velichkov, ku i drejtohet me një mesazh prekës kushëririt të tij që humbi jetën: “Pusho në paqe kampion, ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona!”

Bordi drejtues i Unionit të Boksit Profesionist Bullgar është mbledhur pasditen e së hënës për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova