Xhihadistët sulmojnë bazën sekrete amerikane – ka viktima

Xhihadistët kanë sulmuar bazën ushtarake ku ushtarët amerikanë po trajnonin komandantët në Somali, duke shkaktuar edhe viktima, thonë raportet. Banorët lokalë raportojnë shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë në aeroportin Baledogle në rajonin jugor të Shabelle të Ulët. Grupi militant al-Shabab tha se kishte bërë sulmin, duke e përdorur një veturë bombë për […]
Banorët lokalë raportojnë shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë në aeroportin Baledogle në rajonin jugor të Shabelle të Ulët.
Grupi militant al-Shabab tha se kishte bërë sulmin, duke e përdorur një veturë bombë për ta shpërthyer përmes dyerve para se t’i dërgonte luftëtarët brenda.
Zyrtarët ushtarakë thonë se xhihadistët ishin tërhequr megjithatë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Al-Shabab e tha në një deklaratë që e kishte kryer sulmin dhe se ai ishte në zhvillim e sipër. /Periskopi












