Xhaka po fishkëllehet nga tifozët e Arsenalit, Emery i del në përkrahje

Arsenali ka arritur të triumfoj me rezultat 3-2 ndaj Aston Viles në kuadër të Premierligës – shkruan Periskopi. Djelmoshat e Unai Emery, edhe pse luajtën me një lojtar më pak gjatë tërë pjesës së dytë për shkak të përjashtimit të Ainsley Niles edhe rezultatit negativ, ata në fund arritën ta kthejnë rezultatin për të fituar […]
Arsenali ka arritur të triumfoj me rezultat 3-2 ndaj Aston Viles në kuadër të Premierligës – shkruan Periskopi.
Djelmoshat e Unai Emery, edhe pse luajtën me një lojtar më pak gjatë tërë pjesës së dytë për shkak të përjashtimit të Ainsley Niles edhe rezultatit negativ, ata në fund arritën ta kthejnë rezultatin për të fituar 3-2.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë, dhe për këtë arsyeje po fishkëllehet nga tifozët e Arsenalit.
Në përkrahje të mesfushorit ka dal trajneri, Emery.
“Ai luajti shumë mirë të enjten (kundër Eintracht Frankfurt në Europa League) dhe javën e kaluar kundër Watfordit. Arsyeja pse e zëvendësova dje ishte sepse ai luajti për 90 minuta të enjten”.
“Xhaka është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai angazhohet shumë për ekipin, ai po përmirësohet çdo dite. Tifozët duhet ta ndihmojnë atë që të arrijmë së bashku gjëra të mëdha”, ka thënë Emery. /Periskopi/












