Werder Bremen bën një postim brilant në Twitter pas supergolit të Rashicës kundër Dortmundit

Milot Rashica u rikthye në formacionin startues të Werder Bremenit kundër Borussia Dortmundit, të shtunën pasdite. Superylli kosovar nuk humbi kohë të lë shenjë në takim, duke realizuar qysh në minutën e tetë për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij, raporton Periskopi. Ish-ylli i Vushtrrisë nuk i la asnjë gjasë portierit kundërshtar, duke lansuar një […]
Milot Rashica u rikthye në formacionin startues të Werder Bremenit kundër Borussia Dortmundit, të shtunën pasdite.
Superylli kosovar nuk humbi kohë të lë shenjë në takim, duke realizuar qysh në minutën e tetë për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij, raporton Periskopi.
Ish-ylli i Vushtrrisë nuk i la asnjë gjasë portierit kundërshtar, duke lansuar një goditje të fuqishme nga brenda zonës për të qëlluar rrjetën.
E Bremen e ka komentuar në mënyrë brilante golin e Rashicës me anë të një postimi në Twitter.
“Ne mezi gjetëm kohë ta lavdërojmë atë gol të Rashicës.
“Por sa i mirë ishte ai gol?”, shkruhet në postimin të cilit i është bashkangjitur edhe një reagim interesant i lojtarit.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
We barely had time to hype up that Rashica goal…
But HOW GOOD was that Rashica goal?! ? #werder #BVBSVW pic.twitter.com/lRLC6PjIDE
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) September 28, 2019












