Vulini bëhet nervoz për takimin Thaçi – Kitaroviç: I bashkon urrejtja ndaj serbëve

Vulini bëhet nervoz për takimin Thaçi – Kitaroviç: I bashkon urrejtja ndaj serbëve

Takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, në New York, duket se nuk i ka pëlqyer fare ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin. Në një përgjigje për ‘Alo.rs’, Vulin ka thënë se nuk është i befasuar nga një takim i tillë dhe nga deklaratat që janë bërë pas takimit. […]

Në një përgjigje për ‘Alo.rs’, Vulin ka thënë se nuk është i befasuar nga një takim i tillë dhe nga deklaratat që janë bërë pas takimit.

“Nuk jam i befasuar nga ky takim dhe nga fjalët mbështetëse që kanë shkëmbyer Thaçi dhe Kolinda, sepse ata janë të lidhur fort pas një ndjenje, urrejtjes ndaj serbëve”, ka thënë Vulin.

Ministri serb, gjithashtu, ka kujtuar edhe deklarata të presidentes kroate të bëra gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, ku kishte dhënë se kroatët dhe shqiptarët janë vëllezër.

“Ata e krijuan këtë vëllazëri duke vrarë serbët, dhe këto vite të paqes s’kanë ndryshuar asgjë. Më vjen keq që e vetmja gjë që i bashkon është urrejtja ndaj Serbisë, por kjo nuk është as e re e as e papritur”, ka thënë Vulin, transmeton Express.

Ai thotë se Serbia nuk është në rrezik nga askush dhe se është në të drejtën e çdo populli të bëjë atë që mendon se është më e mira për popullin.

Në takimin me presidenten kroate, Thaçi ka thënë se Prishtina dhe Zagrebi janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit.

“Kroacia është shembulli më i mirë i suksesit të Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, kishte deklaruar Thaçi.

Ndërkohë, presidentja kroate ka konfirmuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve, duke thënë se Kroacia gjithmonë do të jetë në krah të Kosovës.

“Kroacia gjithmonë do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën plotësisht”, ka deklaruar Kitaroviq.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin