Veseli për reformat në PDK: Partitë tjera s’kanë guxim t’i lëvizin njerëzit brenda vetes

Veseli për reformat në PDK: Partitë tjera s’kanë guxim t’i lëvizin njerëzit brenda vetes

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për planin e tij për mandatin e ardhshëm qeverisës, për të cilin tha se prek direkt jetën e të rinjve. Veseli në Zonën Zgjedhore tha se perspektiva e re që do të ofrojë PDK, do t’ju sjellë shanse të barabarta të rinjve, […]

Veseli në Zonën Zgjedhore tha se perspektiva e re që do të ofrojë PDK, do t’ju sjellë shanse të barabarta të rinjve, njofton Klan Kosova.

”Pikërisht për ata të rinj, për inovatorët e rinj, ndërmarrësit, intelektualët, profesorët, fermerët, me veprimet konkrete që të zezës i thonë të zezë dhe e ndalin – ky është plani im kundër korrupsionit por që i hap  në të njëjtën kohë edhe perspektivë rinisë. Një perspektivë që mund të jetë në shanse të barabarta. Ne kemi në Republikën e Kosovës me dhjetëra kërkesa në sektorin e shërbimeve në sektorin e IT-së”.

”Janë gjëra konkrete. Kemi bilancin më deficitar, bilancin tregtar, po flas për importe me çmime të shtrenjta. Po flas me veprime konkrete me masa për luftën kundër korrupsionit dhe për të qëndruarit këtu të të rinjve dhe të punuarit këtu dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës”.

Veseli tha se ka një vjet që ka nisur reformat në subjektin që ai drejton, por një gjë të tillë nuk patën guxim partitë e tjera, njofton Klan Kosova.

”Qe një vjet kam nisur reformat brenda PDK-së. Partitë tjera nuk kanë guxim t’i lëvizin njerëzit brenda vetes. Nuk ka qenë as e lehtë për mua. Kam larguar ministra, zëvendësministra, drejtorë agjencish kam kërkuar edhe largim të deputetëve. Unë jam ai që e kam thirrur Agim Çekun 1998 për t’ju bashkuar UÇK-së si një nga ushtarakët më të mirë”.

”I kam besuar dhe i kam kërkuar të largohej nga zëvendësministri. E partitë tjera bëjnë shaka duke tentuar të minimizojnë çështjen. Me iu jap unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mund të jem para juve sot këtu. Me i marrë unë vëllezërit e mi me i sjellë nëpër borde agjensione s’kisha mund të jem këtu. Me mbajtë drejtorë të korruptuar, me aktakuza e plotë fjalën korrupsion në Prizren, jo një dy – tre. Me tendera të improvizuar edhe nga firma me regjistrime të Serbisë. Unë skam ardhë për ta akuzuar askënd, do të flas drejtpërdrejtë për hallet dhe brengat që kanë qytetarëve të mi”

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik